Plagosen katër persona në Viti

Kronikë e zezë

Plagosen katër persona në Viti

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 21:03 Përditësuar në ora: 21:45 më 25.11.2022
Ilustrim

Gjendja shëndetësore e të plagosurve në Viti

Të gjithë të lënduarit nga përleshja në Viti janë jashtë rrezikut për jetë.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media të Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, ku thuhet se sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në këtë rast katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dyshohet nga mjete të forta. Një (1) nga të lënduarit është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan,  ndërsa tre (3) të lënduarit e tjetre për shkak të lëndimeve të pësuara janë transferuar në QKUK Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”.

Njëri nga të plagosurit në Viti dërgohet në QKUK, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Viti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani për media tha se tre të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan,  ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë.

Ai tha se plagosja e katër personaverdhi si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur nje përleshje fizike në mes të disa persoana.

Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan,  ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë .

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestur tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat