Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, i lënduari dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, i lënduari dërgohet në QKUK

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 10:37
Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë.

Lajmin për kp e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka informuar se i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.

“Sot me datë 30.11.2022 rreth orës 07.30 në rrugën nacionale Gjilan- Prishtinë ka ndodhur aksident me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të perfshira dy automjete, drejtuesi i njërit automjet me lendime të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.”, ka bërë të ditur Hashani.

Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor nga Gjilani janë duke i hetuar rrethanat si si ka ardhur deri te aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat