Vodhën barna në depon e Ministrisë së Shëndetësisë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vodhën barna në depon e Ministrisë së Shëndetësisë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndodhur një rast i vjedhjes në Ministrinë e Shëndetësisë.

Dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut, kanë vjedhur një sasi të barnave në një depo të Ministrisë. 

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar.

Ndërkaq në cilësi të provave materiale ka sekuestruar barnat që i kishin vjedhur dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat