Arrestohen dy persona për tentim grabitje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për tentim grabitje

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Dy persona të dyshuar janë arrestuar mbrëmë për tentim grabitje.

Siç ka informuar Policia, të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale, tentim grabitje, që ka ndodhur më 16 shkurt 2022, në një institucion mikrofinanciar, në rrugën "Bahri Fazliu" në Prishtinë.

“Mbrëmë nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme -Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën tentim grabitje, që ka ndodhë me datën 16.02.2022, në një institucion mikrofinanciar, në rrugën "Bahri Fazliu" në Prishtinë. Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: – A.M. mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – L.B. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, ka informuar Policia.

Personat e dyshuar, me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat