Gjuhet me armë zjarri një veturë në lëvizje brenda të cilës ishin tre persona

Kronikë e zezë

Gjuhet me armë zjarri një veturë në lëvizje brenda të cilës ishin tre persona

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Një veturë në lëvizje brenda të cilës ishin tre persona është gjuajtur me armë zjarri nga një veturë tjetër poashtu në lëvizje.

Rastin në polici e ka lajmëruar ankuesi i veturës e cila është gjuajtur për siç thotë policia, motive të panjohura.

I dyshuari që ka shtënë me armë është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në këtë rast. Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale, lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat