Arrestohet një person për vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për vrasje në tentativë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Një person u arrestua për vrasje në tentativë në Prishtinë.

Policia sot informoi se rasti ka ndodhur më 6 tetor në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë.

“Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj,personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -G.B, mashkull 32 vjeç, sot të paraqitet në polici.”, informoi Policia.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit u dërgua në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat