Rasti “Subvencionet”, policia i interviston dy persona

Kronikë e zezë

Rasti “Subvencionet”, policia i interviston dy persona

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me autorizim të Prokurorisë Speciale i ka intervistuar dy persona në rastin “Subvencionet”.

V.P dhe P.B, janë intervistuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘marrja e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’

Pas intervistimit, i dyshuari V.P. me aktvendim të prokurorit ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari P.B., lirohet dhe lënda ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat