Një person në kërkim arrin t’i ikë Policisë në Jarinjë duke kaluar në Serbi

Kronikë e zezë

Një person në kërkim arrin t’i ikë Policisë në Jarinjë duke kaluar në Serbi

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Një person i cili ishte në stop listë, ka arritur që t’i shmanget arrestimit gjatë kalimit në pikën kufitare në Jarinje, duke dalë në Serbi.

Kështu ka bërë të ditur të premten Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari gjatë ndalimit policor i ka sulmuar policët.

“I dyshuari mashkull i cili ishte në stop listë, gjatë tentimit për ta ndalur nga zyrtaret policorë i ka sulmuar policët dhe ka arritur që t’i shmanget arrestimit nga zyrtarët policor duke kaluar në pjesën e Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat