Tri raste të dhunës ndaj grave në Prizren, vetëm gjatë ditës së djeshme

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës ndaj grave në Prizren, vetëm gjatë ditës së djeshme

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Në Prizren janë raportuar tri raste të  ndryshme për dhunë ndaj grave, vetëm gjatë ditës së shtunë.

Në rastin e parë, rreth orës 9 të mëngjesit, viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Pasdite, një burrë është arrestuar, pasi që nën ndikim të alkoolit, ka kanosur bashkëshorten dhe vajzën, sipas raportit 24-orësh të policisë.

Ndërkohë, në mbrëmje, një grua ka raportuar se është  kanosur nga bashkëshorti,duke u kërcënuar me jetë dhe duke ushtruar dhunë fizike. I dyshuari së bashku shokun e tij, dyshohet se përmes telefonit  kanë kërcënuar edhe menaxherin e kompanisë ku punon viktima dhe një punëtore në atë kompani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat