Rrahet brutalisht 27-vjeçari, dy persona ia presin gishtat për 10 euro borxh

Kronikë e zezë

Rrahet brutalisht 27-vjeçari, dy persona ia presin gishtat për 10 euro borxh

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Një rrahje brutale mes disa personave ka ndodhur të hënën në Gjilan, ku një 27-vjeçar u sulmua keq, teksa vetëm njëri nga dy të dyshuarit ka rënë në prangat e Policisë. Rasti dyshohet se i parapriu një përplasje verbale që eskaloi në sulm fizik, si pasojë e një mosmarrëveshje për një borxh.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur dje në mesditë, kur dy persona sulmuan fizikisht një tjetër, deri në atë pikë sa ia kanë prerë dy gishta me drapër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka përfundoi në spital, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Motivi i rrahjes brutale sipas burimeve nga Prokuroria lidhet me një borxh prej 10 eurosh, që u bë mollë sherri mes të rinjve.

Viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pas është transferuar në QKUK.

Pasi dikush e njoftoi Policinë në lidhje me incidentin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa më pas janë drejtuar për në Qendrën Klinike Universitare, ku është marrë një deklaratë nga viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat