Viti, një person dërgohet te mjeku pa shenja jete

Kronikë

Viti, një person dërgohet te mjeku pa shenja jete

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Policia sot ka informuar se dje në Viti, një person është dërguar te mjeku pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në qendrën emergjente në Gjilan.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar te mjeku pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, ka bërë të ditur Policia.

Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat