Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë, dy të lënduar

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe motoçiklete në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova, tha se si pasojë e këtij aksidenti kanë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.

Në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat