Digjet një market në Prizren

Kronikë e zezë

Digjet një market në Prizren

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Një market është djegur mbrëmë në komunën e Prizrenit teksa nga ky rast nuk ka të lënduar.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, sipas ankuesit zjarri është shkaktuar nga dy frigoriferë.

“Prizren 29.12.2022-22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në market është shkaktuar një zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia e KEDS si dhe njësiti i zjarrfikësve te cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas ankuesit zjarri është shkaktuar në dy frigoriferë. Vlera e dëmit të shkaktuar për momentin nuk dihet. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat