Ferizaj: Iu konfiskua motoçikleta nga Policia, i riu e merr atë nga stacioni në pikë të ditës

Kronikë

Ferizaj: Iu konfiskua motoçikleta nga Policia, i riu e merr atë nga stacioni në pikë të ditës

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë ditës së mërkure i kishte konfiskuar një të mituri, një motoçikletë.

Ky i fundit, një ditë më pas është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty e ka marrë motoçikletën e konfiskuar.

Në lidhje me këtë, Policia e Stacionit në Ferizaj ka nisur hetim.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Në lidhje një video që është postuar në rrjetet sociale se një i mitur është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty ka marrë motoçikletën e konfiskuar një ditë më parë. Policia e stacionit në Ferizaj ka nisur hetimin dhe për informata shtesë do të njoftoheni me kohë!”, ka thënë Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat