27-vjeçarja në Prizren tenton të vetëvritet shkaku i dhunës nga burri, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

27-vjeçarja në Prizren tenton të vetëvritet shkaku i dhunës nga burri, arrestohet i dyshuari

Më: 13 janar 2023 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë vitit që lamë pas janë raportuar mbi 2 mijë e 500 raste të dhunës në familje. E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me tragjikisht për gratë.

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, ku një çift i martuar rishtas shkaku i problemeve të vazhdueshme kanë përfunduar në Polici.

Mësohet se ka qenë burri ai i cili fillimisht ka raportuar se bashkëshortja e tij nuk po pranon që të ndahen dhe kërcënon se do të vetëvritet në rast se ai vendos të shkurorëzohet.

Por një gjë krejtësisht ndryshe e ka deklaruara 27-vjeçarja, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë gjithë dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti i saj. Bazuar në dëshminë e viktimës, 30-vjeçari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj, duke e kapur për flokësh dhe duke e tërhequr zvarrë.

E lodhur nga keqtrajtimi, e reja kishte vendosur që t’i japë fund jetës së saj dhe ka tentuar që të kryejë vetëvrasje duke konsumuar preparate kimike.

Si rezultat i dëshmisë së saj, i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 30-vjeçari të dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat