“Hiqe kerrin se me dalë t’kallxoj ty”/ 30-vjeçari gjuan me armë dhe kërcënon një person pas një konflikti për parking

Kronikë

“Hiqe kerrin se me dalë t’kallxoj ty”/ 30-vjeçari gjuan me armë dhe kërcënon një person pas një konflikti për parking

Më: 15 janar 2023 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për parkingje shumë shpesh kanë shkaktuar incidente, të cilat kanë eskaluar në rrahje e kërcënime serioze. Për të mos mbaruar me kaq, në këto raste shpesh përdoren edhe armët, që përveç se mbahen kundërligjshëm, përdorimi i tyre po cenon edhe sigurinë e qytetarëve

Një ngjarje e tillë dhe mjaft e frikshme ka ndodhur dje në fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku një rrugë u bë mollë sherri për dy qytetarë.

Mësohet se derisa viktima kishte parkuar automjetin para një lokali ku po bënte furnizim me produkte ushqimore, është përballur me të dyshuarin i cili i revoltuar që i ishte zënë rruga, ka gjuajtur me armë zjarri në ajër.

30-vjeçari i ka kërkuar viktimës që ta largojë menjëherë veturën nga rruga, duke i thënë ‘heke kerrin e lshoma rrugën se me të dalë t’kallxoj ty’.

I shqetësuar dhe i frikësuar nga fjalët dhe veprimet e të dyshuarit, 19-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndërkohë atij i është sekuestruar arma ilegale bashkë me një karikator dhe fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe të hetohet për dy vepra penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Kanosje’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat