Konfirmohet incidenti me armë mes shoferit të autobusit dhe një qytetari, palët shoqërohen në polici

Kronikë

Konfirmohet incidenti me armë mes shoferit të autobusit dhe një qytetari, palët shoqërohen në polici

Më: 15 janar 2023 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici palët e përfshira në incidentin mes shoferit të autobusit të linjës 4 në Prishtinë, si dhe një qytetari, shofer i një automjeti tjetër.

Në konfirmimin e dhënë për klankosova.tv, autoritetet bëjnë poashtu të ditur se në këtë incident u nxorën edhe armë zjarri.

”Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”.

Ahmeti shtoi se lidhur me këtë rast është sekuestruar arma e zjarrit.

”Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat