Një person pëson lëndime të rënda në një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë

Kronikë e zezë

Një person pëson lëndime të rënda në një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 15:37
Ilustrim

Një person është lënduar rëndë në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Gllaviçicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se i lënduari në aksidentin ku mes një autobusi dhe një veture ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.

“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht  në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture.

Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat