Aksident mes kamionit dhe veturës në Pejë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident mes kamionit dhe veturës në Pejë, lëndohet një person

Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën e transtit në Pejë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 9:30 policia është njoftuar për një aksident në rrugën e trasitit në Pejë. Njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi, duke shtuar se i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe se nuk ka lëndime serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat