Gjenden mbetje mortore në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjenden mbetje mortore në Prishtinë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 08:33
Ilustrim

Disa eshtra të njeriut janë gjetur në rajonin e Prishtinës nga dy dëshmitarë kosovarë të cilët kishin njoftuar Policinë e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të PK-së, bëhet e ditur se eshtrat janë gjetur të premten dhe të njëjtat, janë dërguar në IML.

‘GJETJE E MBETJEVE MORTORE/Rr. Qëndresa, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Dy dëshmitar meshkuj  kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm’, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat