​Personi që plagosi dy gra dyshohet se është vetplagosur, gjuajti me armë në drejtim të policisë

Kronikë e zezë

​Personi që plagosi dy gra dyshohet se është vetplagosur, gjuajti me armë në drejtim të policisë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e të dyshuarit që plagosi sot nënë e bijë në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, mbështetur në informacionet e pranuara në rrugë operative, policia ka lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë ka orientuar veprimet e saja taktike-operative në drejtim të arrestimit të të dyshuarit.

“Për rrjedhojë, i dyshuari i armatosur, në përpjekje për t'iu shmangur arrestit policor në rrugën "Fehmi Lladrovci" në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve, si dhe qytetarëve përreth, dhe me këtë rast ka bërë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore në përputhje me autorizimet tyre. Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t'iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit.

Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin. Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”, ka thënë për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat