​Arrestohet një 36-vjeçar në Rahovec, iu gjetën dy pushkë, një mitraloz e 130 fishekë në shtëpi

Kronikë e zezë

​Arrestohet një 36-vjeçar në Rahovec, iu gjetën dy pushkë, një mitraloz e 130 fishekë në shtëpi

Më: 30 janar 2023 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar është arrestuar në Rahovec, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në fshatin Drejnë i janë gjetur dy pushka me mitraloz dhe 130 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Z. M., i lindur në vitin 1987, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 30.01.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Dejnë-Rahovec.

Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:

• Një pushkë gjysmë automatike,

• Një pushkë automatike,

• Një mitraloz si dhe

• 130 copë fishekë të llojeve të ndryshme dhe 26 gëzhoja.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat