Grabitja në Ferizaj, arrestohet një person, dy ende në kërkim

Kronikë e zezë

Grabitja në Ferizaj, arrestohet një person, dy ende në kërkim

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Policia sot informoi se u arrestua një person për grabitje në Ferizaj.

I arrestuari, së bashku me dy persona të tjerë më 26 janar në një filial në Shtime, nën kërcënimin e armëve kishin grabitur 4 mijë euro.

“Me datën 26.01.2023 rreth orës 13:10 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion se në rrugën "12 Qershori" në filialën e KESCO në Shtime ishte një rast i grabitjes, ku dy persona të dyshuar me maska nën kërcënimin e armëve së zjarrit arrinë të grabisin para rreth katër ( 4 ) mijë euro , largohen me një automjet Tauran dhe më pas i vënë flakën në rrugën që qonë për në fshatin Jezercë dhe nga aty largohen me një automjet tjetër në drejtim të panjohur. Në rast veç policëve të rendit dhe policëve hetues të stacionit në Shtime, ishin kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.”, u bë e ditur në komunikatë.

Policia informoi se lidhur me rastin, në kërkim janë edhe dy persona.

“Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesi rajonal kanë identifikuar automjetin me të cilin janë larguar të dyshuarit pasi kanë vënë flakën automjetit që kishin kryer grabitjen dhe sot, datë 01.02.2023 në ora 01:20 në Ferizaj, kanë ndaluar dhe më pas kanë arrestuar të dyshuarin e parë të kësaj ngjarje mashkull, kosovar i moshës 35 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale " Grabitje", ndërsa në kërkim policor mbeten të dyshuarit tjerë.”, informoi tutje Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat