Droga po përdoret me të madhe nga të rinjtë, kapet në flagrancë edhe një person në Gjakovë

Kronikë e zezë

Droga po përdoret me të madhe nga të rinjtë, kapet në flagrancë edhe një person në Gjakovë

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia.

Një rast i tillë është zbuluar edhe të shtunën në mesnatë, në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotikë, të llojit marihuanë, si dhe një mulli për bluarjen e narkotikëve.

Për shkak të posedimit të drogës dhe pajisjes për përgatitjen e substancës narkotike, i dyshuari është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat