Burri në Istog rrah brutalisht gruan dhe fëmijët e vegjël, i bën për spital

Kronikë e zezë

Burri në Istog rrah brutalisht gruan dhe fëmijët e vegjël, i bën për spital

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Jo rrallëherë e pësojnë edhe fëmijët, të cilët keqtrajtohen po ashtu nga baballarët.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në një familje në fshatin Dobrushë të Istogut, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet e medias kanë bërë me dije se viktima e ka denoncuar bashkëshortin për dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve të tyre, të mitur. 37-vjeçarja është bërë për spital nga i shoqi dhe kjo nuk është hera e parë që ka përjetuar dhunë.

Bazuar në dëshminë e saj telashet në familjet e tyre kanë nisur që nga ardhja në jete e fëmijës së parë, por rasti i fundit e ka bërë që të mos hesht më.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe ka deklaruar para zyrtarëve policorë se gruan dhe fëmijët i ka rrahur për shkak se nuk po e respektojnë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat