Dhunoi një femër duke iu prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, arrestohet 38-vjeçari në Prishtinë

Kronikë

Dhunoi një femër duke iu prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, arrestohet 38-vjeçari në Prishtinë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Një person është arrestuar këtë të premte në Prishtinë, si i dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më 10 shtator të vitit të kaluar.

Policia njofton se i dyshuari është R.S 38-vjeçar.

I njëjti dyshohet se veprën e dhunimit ndaj një femre e ka kryer duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.

“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më datë 10.09.2022. Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij”.

“Mbështetur në rezultatet e hetimit, personi i dyshuar R.S mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër) e ka kryer, duke u prezantuar rrejshëm (si zyrtar policor)”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

Me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi që ndaj tij kanë qenë shtatë urdhëresa aktive nga Gjykata. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat