Prishtinë: Arrestohen dy femra dhe një mashkull, dyshohet se kanë ofruar lokale për prostitucion

Kronikë e zezë

Prishtinë: Arrestohen dy femra dhe një mashkull, dyshohet se kanë ofruar lokale për prostitucion

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Dy femra dhe një mashkull kosovarë kanë përfunduar në pranga, pasi të njëjtit dyshohen të kenë ofruar lokale për prostitucion.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:88.

“Si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar: një telefon dhe 60€ kesh para” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si “Mundësim apo detyrim me prostitucion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat