Vrasje në tentativë në Gjilan

Kronikë

Vrasje në tentativë në Gjilan

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Policia sot ka informuar për një vrasje në tentativë në komunën e Gjilanit.

Viktima, i cili është therur me thikë, është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm.

I dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast", ka informuar Policia.

Ndërkohë, rasti është në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat