Këta janë të rinjtë që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime

Kronikë

Këta janë të rinjtë që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 20:29 Përditësuar në ora: 22:19 më 22.02.2023
Pamje nga aksidenti

Viktimat e aksidentit të sotëm tragjik: Dy nga Ferizaj, dy nga Shtimja

Në orët e mbrëmjes së sotme, një aksident i rëndë ndodhi në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj, me ç’rast katër persona mbetën të vdekur.

Sipas informatave që ka siguruar media tre nga viktimat janë të moshës së re, ndërsa për të katërtin ende nuk ka ndonjë informacion.

Dy nga të vdekurit janë nga fshati Mollopolc i Shtimes, kurse dy të tjerët nga fshati Dremjak i Ferizajt.

Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, arsye e këtij aksidenti të rëndë dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjeteve.

Kanun Veseli, zëdhënës i PK-së për rajonin e Ferizajt, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes. Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

Fotografi nga aksidenti ku mbetën të vdekur 4 persona në rrugën Shtime-Ferizaj

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në hyrje të Shtimes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Image

Këta janë të rinjtë që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime

Katër persona kanë vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mes tri veturave para rreth një ore në rrugën Ferizaj-Shtime

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë media ka mësuar se tre nga katër persona e vdekur janë, Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar.

Aksident i rëndë, katër të vdekur në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Shtimes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat