Aksident trafiku në Istog, lëndohen gjashtë persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Istog, lëndohen gjashtë persona

Më: 11 mars 2023 Në ora: 10:22
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Istog ku kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Siç thuhet në raportin e policisë, aksidentit dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve të rrugës.

Tutje, theksohet se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa një nga të lënduarit është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Fsh. Zallq, Istog 10.03.2023 – 17:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy veturave me njëra me targa të Shqipërisë dhe tjetra me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve të rrugës, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 (gjashtë) persona të cilët tretmanin mjekësor e kanë pranuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat