Aksident në Veternik, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Veternik, lëndohen pesë persona

Më: 15 mars 2023 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në lagjen "Veternik" në Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat