​Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për vrasje në tentativë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Sot rreth orës 13:40 policia në Lipjan është njoftuar se janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar E.K, mashkull (i mitur).

“Sot rreth orës 13:40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën "Lidhja e Prizrenit" në Lipjan.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.

I dyshuari: E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat