Dhunohet një vajzë nga kolegu i saj në Fushë Kosovë, prokurori liron të dyshuarin

Kronikë e zezë

Dhunohet një vajzë nga kolegu i saj në Fushë Kosovë, prokurori liron të dyshuarin

Më: 19 mars 2023 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunimit ka ndodhur në Fushë Kosovë me 22 gusht të 2022’ës.

Por, dje viktima femër ka raportuar rastin në polici. Sipas viktimës atë e kishte dhunuar kolegu i saj.

“Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur”.

Tutje, viktima ka thënë se ka qenë e kërcënuar nga i dyshuari dhe nuk kishte guxuar ta raportojë rastin.

“Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat