Arrestohen dy persona në Pejë për prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Pejë për prostitucion

Më: 21 mars 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Dy persona (një femër dhe një mashkull) janë arrestuar nën dyshimin për aktivitete prostitucioni në këmbim të parave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00, në Pejë.

Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, nën dyshimin për aktivitete prostitucioni në këmbim të parave. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat