I kanosi zyrtarët e KEDS-it në Pejë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

I kanosi zyrtarët e KEDS-it në Pejë, arrestohet i dyshuari

Më: 25 mars 2023 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të premten në fshatin Loxhë të Pejës, pasi dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë të KEDS-it, të cilët do kryenin shkyçje nga sistemi i energjisë elektrike.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë, zyrtarë të KEDS-it, deri sa kanë qenë duke bërë shkyçjen nga sistemi i rrjetit të energjisë elektrike, janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar.

Por, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat