Digjen dy vetura me targa të Serbisë në Leposaviq – ja çfarë gjeti policia në vend ngjarje

Kronikë e zezë

Digjen dy vetura me targa të Serbisë në Leposaviq – ja çfarë gjeti policia në vend ngjarje

Më: 26 mars 2023 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se i janë djegur dy vetura me targa të Serbisë në fshatin Leshak të Leposaviqit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:22, ka njoftuar policia.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat