Detaje nga plagosja që ndodhi mbrëmë në Hajvali – e gjitha nisi si pasojë e një përleshje mes dy familjeve

Kronikë e zezë

Detaje nga plagosja që ndodhi mbrëmë në Hajvali – e gjitha nisi si pasojë e një përleshje mes dy familjeve

Më: 27 mars 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, mbrëmë në Hajvali.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri te plagosja erdhi si pasojë e një përleshje mes dy familjeve.

“ Është raportuar për një përleshje në mes të dy  familjeve, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë”, njofton policia.

Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar.

I dyshuari tjetër  mashkull  kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

I dyshuari i tretë mashkull  kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat