Rrahje në Plemetin, arrestohen katër të mitur

Kronikë e zezë

Rrahje në Plemetin, arrestohen katër të mitur

Më: 27 mars 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të mitur në Obiliq.

Të njëjtit dyshohet se të shtunën rreth orës 19:30 e kishin sulmuar një person tjetër në fshatin Plemetin. 

“Më datën e lartcekur, viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj te mitur.

Më datën 26.03.2023 janë arrestuar katër te dyshuarit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat