I aksidentuari rezulton i kërkuar nga policia, arrestohet në spital

Kronikë e zezë

I aksidentuari rezulton i kërkuar nga policia, arrestohet në spital

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj njofton se me 29 prill, rreth orës 14:30,  kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’12 Qershori’’kishte ndodhur një rast ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’.

I  dyshuari F.I i moshës 54 vjeçar me veturën e tij BMË me targa vendore e kishte aksidentuar viktimën V.I  të moshës 49 vjeç i cili po lëvizte në trotuar, duke i shkaktuar lëndime trupore .

Për ndihmë mjekësore fillimisht, viktima ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Gjatë verifikimit të tij rezulton se ai ishte në kërkim policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, i dënuar  me burgim prej 1 viti dhe pas tretmanit mjekësor është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa i dyshuari F.I ishte larguar në drejtim të panjohur.

Por, policia ishte vënë në kërkim të të dyshuarit F.I dhe të mërkurën në ora 14:30 në Ferizaj, ka  arrestuar të dyshuarin me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje të mbetur në tentativë’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat