Aplikoi për kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Aplikoi për kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

Më: 16 maj 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente dhe më pas ka aplikuar për marrjen e një kredie.

Me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më datë 15.05.2023 , është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte aplikuar për marrjen e kredisë në një bankë me dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat