Aksident me fatalitet në Fshaj të Gjakovës, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Fshaj të Gjakovës, humb jetën një person

Më: 20 maj 2023 Në ora: 15:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafikut me fatalitet ka ndodhur sot para pak çastesh në fshatin Fshaj të Gjakovës, ku ka humbur jetën një person.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Shermet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

”Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren).

Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë.

Personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat