Aksident me fatalitet në Gjilan, goditet për vdekje këmbësori 80-vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Gjilan, goditet për vdekje këmbësori 80-vjeçar

Më: 21 maj 2023 Në ora: 07:19
QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Gjilan, ku një person i moshuar ka humbur jetë pasi u godit nga një veturë.

Mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo nuk kishte arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

Në anën tjetër, shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat