Arrestohet një polic, IPK del me deklaratë

Kronikë e zezë

Arrestohet një polic, IPK del me deklaratë

Më: 22 maj 2023 Në ora: 16:38
Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor (me gradën e rreshterit policor) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” lidhur me nenin 33 (ndihma).

Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacionet e para rreth dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar për këtë zyrtar policor nga Policia e Kosovës.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat