Dy gra sulmojnë fizikisht një tjetër në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Dy gra sulmojnë fizikisht një tjetër në Mitrovicë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Të enjten në rrugën “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë, dy gra e kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima femër kosovare pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuara femra kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat