Fushë Kosovë: 37-vjeçarja ballafaqohet me një grua në mes të rrugës, ia merr nga qafa zinxhirin e arit

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: 37-vjeçarja ballafaqohet me një grua në mes të rrugës, ia merr nga qafa zinxhirin e arit

Më: 29 maj 2023 Në ora: 08:29
Fushë Kosova

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Me një ngjarje të tillë të frikshme është ballafaquar të dielën një grua 37-vjeçare në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur derisa gruaja ishte duke ecur në rrugë kur papritmas një grua, e moshës së re ia ka vjedhur me forcë zinxhirin e arit nga qafa dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Bazuar në dëshminë e saj me rastin e denoncimit të rastit, viktima ka treguar se është konfrontuar me të dyshuarën, të cilën nuk arriti ta ndalojë përkundër që tentoi.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet gruaja e dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat