Arrestohet punëtori i ‘Speed Posta’: Mori mbi 3500 euro pasi shpërndau mallin dhe u zhduk, denoncohet nga menaxheri

Kronikë e zezë

Arrestohet punëtori i ‘Speed Posta’: Mori mbi 3500 euro pasi shpërndau mallin dhe u zhduk, denoncohet nga menaxheri

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Keqpërdorimi i besimit me qëllim përfitimin e dobisë pasurore, në formë të kundërligjshme është një dukuri shumë e shpeshtë në vendin tonë. Këto raste ndodhin në kompani të ndryshme, ku jo rrallëherë punëtorët nuk përmbushin detyrimet dhe iu shkaktojnë punëdhënësve dëm.

Në raste të tilla gjithmonë bëhet fjalë për qindra mijëra euro, siç ka ndodhur së fundmi në lokalin ‘Speed Posta’ në Fushë Kosovë. Një punëtor i këtij biznesi ka rënë në prangat e Policisë, nën dyshimin se ka përvetuar një shumë të caktuar parash dhe më pas është zhdukur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) është denoncuar nga menaxheri i tij, i cili raportoi se i njëjti e kishte marrë mallin për ta shpërndarë dhe më nuk është bërë i gjallë.

Ai dyshohet se vlera e mallit, të cilin duhej ta shpërndante ishte mbi 3 mijë e 500 euro, para këto që nuk i ktheu, por i mori për veten, duke shpresuar se nuk do të zbulohej. Për të mos mbaruar me kaq, ai e kishte braktisur diku edhe automjetin e firmës.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur të bie në gjurmët e të dyshuarit, i cili  është arrestuar në një fshat të Prishtinës, ku përveç një shume të parave, iu është gjetur edhe një sasi e substancave narkotike, marihuanë e kokainë.

Pas sekuestrimit të provave, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është marrë në pyetje për veprat me të cilat ngarkohet.

Ndaj tij, Prokuroi i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rasteve për dy veprat penale.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat