Konfiskohen rreth 70 metër kub dru të dyshuara për kontrabandim

Kronikë e zezë

 Konfiskohen rreth 70 metër kub dru të dyshuara për kontrabandim

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 11:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka konfiskuar drunj të  llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 (shtatëdhjetë) metër kub në vijën kufitare të fshatit Velegllavë.

Ato dyshohen se janë sjellë nga territori i Serbisë, pasi zyrtarët policorë kanë zbuluar se kjo sasi  i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A. L.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës,e cila përmes postimit në Facebook ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, sasia e konfiskuar nga shërbimi doganor është dërguar në terminalin Dheu i Bardhë.

Njoftimi i plotë :

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Policia Kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë, kanë hasur në drunj të disa llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 (shtatëdhjetë) metër kub.

Pas gjetjes së kësaj sasie të drunjve, të cilat dyshohet se në territorin e Republikës së Kosovës janë sjellë nga territori i Serbisë, zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e drunjve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A. L. viti i lindjes 1985.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, ku po ashtu në vendngjarje kanë dalë inspektorët qendrorë të Pylltarisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, druri konfiskohet nga shërbimi doganor dhe dërgohet në terminalin Dheu i Bardhë, ndërsa njësitë relevante policore janë duke trajtuar rastin sipas procedurave të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat