Plumbi ia goditi prizrenasit xhamin e veturës derisa e kishte në parking

Kronikë e zezë

Plumbi ia goditi prizrenasit xhamin e veturës derisa e kishte në parking

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 09:32
Ilustrim

Një burrë në fshatin Piranë të Prizrenit ka njoftuar se xhami i veturës që e kishte të parkuar është goditur nga një plum.

Në vendngjarje është sekuestruar një predhë.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /DËMTIM PRONE- Fsh. Piranë, Prizren 05.06.2023 – 22:40.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se xhami i veturës së tij që ishte e parkuar në parking është goditur nga një plumb që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Në vendin e ngjarjes nga njësia e forenzikës është sekuestruar një predhë. Rasti në hetime.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat