Skenderaj, bijat ushtruan dhunë psikike ndaj nënës me të meta fizike pasi ikën nga shtëpia

Kronikë

Skenderaj, bijat ushtruan dhunë psikike ndaj nënës me të meta fizike pasi ikën nga shtëpia

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 09:51
Ilustrim

Të hënë në Skenderaj një grua ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia dhe i kanë bërë presion duke i thënë se gjenden në vende të ndryshme.

“Ankuesja femër  kosovare (me të meta fizike) raporton se dy vajzat e saj të mitura, kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer, dhe të njëjtat përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden nëpër lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar.

Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat