Vdes një grua në Mitrovicë pasi ra në një pus

Kronikë e zezë

Vdes një grua në Mitrovicë pasi ra në një pus

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Mitrovicë ka vdekur pasi ka rënë në një pus.

Lidhur me këtë rast, Policia ka bërë me dije ka nisur hetimet.

“HETIM MBI VDEKJEN-Mitrovicë Jugu 08.06.2023 – 14:45.  Është raportuar se një femër kosovare ka vdekur pasi ka rënë në një pus. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Ky është rasti i dytë brenda jave, pasi edhe një grua nga Vushtrria pati të njejtin fat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat